Kontrollorët para

Politikë

FOTOLAJM/ Kontrollorët duke ndjekur reagimin e 'liderit të tyre' në 'Zeni TV'

8 Prill 2021, 11:41| Përditesimi: 8 Prill 2021, 11:53

  • Share

Pasi kanë shpallur se janë të paaftë për të punuar, për shkak se janë të stresuar ngaqë iu është ulur rroga, kontrollorët që kanë bllokuar fluturimet në Aeroportin e Rinasit, janë bërë bashkë e kanë shkuar në një lokal për të pirë ndonjë gotë, për të kaluar stresin.

Dhe më pas, kur lideri dhe drejtuesi real i këtij “grushti shteti”, Ilir Meta, ka dalë në konferencë, janë grumbullur të gjithë para Zeni TV, për të dëgjuar se çfarë do iu thoshte.

Mesazhi i Metës nga Vlorë (nuk kuptohet se Ilir Meta duhet të shkonte deri në Vlorë për të mbajtur një konferencë shtypi, kur problem ishte në Tiranë) ishte i qartë: Ata duhet të vazhdonin bllokimin, deri sa Qeveria të ulet e të negociojë me ta, për rrogat.

Dhe deri më tani, janë duke e dëgjuar me përpikmëri çdo këshillë të tij./ Gazeta "Tema" 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bukurie: 09/04/2021 00:43

    Nuk me eshte ofruar asnjeher para ose ndonje favor tjeter ne kembim te votes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?