Përqafimi mes Calhanoglu dhe Lautaros

Sport

FOTO/ Lautaro dhe Calhanoglu rikthejnë paqen, përqafime dhe buzëqeshje në Milano

26 Korrik, 09:07| Përditesimi: 26 Korrik, 09:10

  • Share

Dyshja e Interit, Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez janë 'ribashkuar' në Milano dhe kanë rikthyer harmoninë, duke çuar një sinjal pozitiv për skuadrën në prag të sezonit të ri.

Kapiteni i zikaltërve (Lautaro) sapo është kthyer nga pushimet dhe ka ndërmarrë hapin e parë drejt pajtimit. Ai është takuar menjëherë me mesfushorin turk për të mbyllur çdo debat të hapur dhe për të treguar bashkëpunimin mes tyre. Të dy lojtarët janë shfaqur të buzëqeshur në një foto të publikuar nga vetë Lautaro në Instagram, ku shihen të relaksuar dhe të qetë, një mesazh i qartë se gjithçka është sqaruar.

“Gjithçka është në rregull me Lautaron. Kur të kthehet, do ta përqafoj”, kishte deklaruar më herët Calhanoglu, menjëherë pas mbërritjes në qendrën stërvitore të Interit në 'Appiano Gentile'. Dhe kështu ndodhi, përqafimi ndodhi sapo u ribashkuan në qytet, me Lautaron që e kishte kthyer këtë takim në prioritet.

Ky pajtim vjen në një moment kyç për Interin, që po përgatitet për një sezon të ri nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu. E ardhmja e Calhanoglu ishte për një kohë të gjatë e pasigurt, por turku vendosi të qëndrojë te Interi.

"Krisja" mes dyshes erdhi pas eliminimit të Interit nga Kupa e Botës për Klube, me Lautaron që tha se kush dëshironte e "kishte derën të hapur", duke iu referuar Calhanoglu.

Përqafimi mes Calhanoglu dhe Lautaros

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?