Sport

VIDEO/ Lot, kambana dhe duartrokitje, Diogo Jota e Andre Silva përcillen për në banesën e fundit

5 Korrik, 11:23| Përditesimi: 5 Korrik, 13:42

  • Share

Arkmortet me trupat e pajetë të Diogo Jotës dhe Andre Silvës u futën në kishën e 'Ngjalljes' në Gondomar në orën 11:07 të kësaj të shtune, në qytezën e tyre të lindjes në afërsi të Portos. Të udhëhequr nga prifti katolik i Dioqezës dhe mijëra të pranishëm, miqtë dhe të afërmit shoqëruan për herë të fundit dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht dy ditë më parë.

Futbollistët e Liverpool, Portugalisë dhe Penafiel ishin të pranishëm në ceremoni. Të shumtë ishin personalitetet e futbollit ndërkombëtar, gazetarë dhe drejtues klubesh e institucionesh që zhvilluan homazhe për futbollistët.

Me lule në duar, lot në sy dhe kambanat me tingullin funebër, dy vëllezërit u përcollën për në banesën e fundit me duartrokitjet e fansave.


Lajmi kryesor:

VIDEO + FOTO/ Mijëra njerëz përcjellin për në banesën e fundit Diogo Jotën dhe Andre Silvën, yjet e futbollit bëhen bashkë! Të dhënat nga hetimet e aksidentit tragjik


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?