Karin Kneissl dhe Wolfgang Meilinger gjatë dasmës

Bota

FOTO/ Martohet në moshën 53-vjeçare ministrja e Jashtme e Austrisë, i ftuar ishte edhe Vladimir Putin

19 Gusht 2018, 00:55| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 01:17

  • Share

Ndihet e lumtur ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, pasi po bënë dasmë në moshën 53 vjeçare.

Karin ka gjetur shpirtin binjak dhe ka mare vendimin që të lidhë kurorë me multimilionerin Wolfgang Meilinger.

Mirëpo, dasma ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, për arsye se ka pasur pjesëmarrje të politikanëve në martesën e tyre.

Dy nga të ftuarit e rëndësishëm të politikës ishin Kancelari Sebastian Kurz dhe presidenti rus Vladimir Putin, duke qenë të pranishëm ata konfirmojnë përpjekjen e Rusisë për të rihyrë në Evropë, sigurisht nga e preferuara Austria që ka qenë historikisht.

Veçse duke kërcyer me nusen, Putin madje ka bërë edhe xhentëlmenin, Karin është shfaqur e lumtur edhe në krahët e bashkëshortit të saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?