Foto me Agron Nezën dhe agjentin e FBI, Meta: Nezën e njoh prej vëllait, e kam pasur mik! Rossinin nuk e dija kush ishte

15 Shkurt 2023, 14:23| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 14:40

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur sot në konferencën për mediat në lidhje me foton e publikuar nga Shqiptarja.com ku Meta ishte në shoqërinë e personave që i akuzon për korrupsion me Edi Ramën si Agron Neza, Dorian Duçka, një agjent i FBI Mark Thomas Rossini dhe të tjerë.

Meta tha se me Agron Nezën kishte miqësi për shkak se i njihte vëllain, ndërsa për Rossinin tha se nuk e dinte kush ishte sepse nuk pyet kush është në tavolinë kur e ftojnë.

“Mund t’ju them me shumë kënaqësi dhe transparencë se nuk jam unë që e kam akuzuar z. Rama për McGonigal por akuza nga drejtësia amerikane ku ai përmendet 14 herë. Janë mediat më të mëdha të SHBA dhe në botë që kanë raportuar qartë që kjo ka qenë një aferrë korruptive dhe që kjo aferë korruptive është udhëhequr nga Edi Rama për ndikim të paligjshëm për të goditur opozitën në Shqipëri. Kjo është mëse e qartë.

Çdo foto që ka me mua, ccdo njeri në Republikën e Shqipërisë është i lirë ta publikojë. Është foto e 10 viteve më parë. Ka edhe përfaqësues diplomatik. A është Rossini aty? Nuk e di. Kur më ftojnë unë nuk i pyes kë marrim me vete. Se kush është Rossini unë e di për shkak të angazhimit të tij pro Ramës, që e akuzonte Berishën si njeri të Putinit. Sa i takon z. Neza njohja ime me të është e vjetër për arsye se të ndjerin vëllain e tij Agim Neza ka qenë njeri shumë i afërt i imi, ka qenë zëdhënësi im. Kemi pasur marrëdhënie shoqërore dhe njerëzorë. Por asnjëherë nuk i kam kërkuar asnjë favor”, tha Meta.

foton e siguruar nga Shqiptarja.com shihet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Nezës, ‘Personit B’ të dosjes Dorian Duçka, ish-agjentit të FBI-së, Mark Thomas Rossini, një mik i ngushtë i Charles McGonigal dhe bashkëpunëtor i tij. 

Në takim edhe një personazh tjetër shumë i rëndësishmë që e bën edhe më të komplikuar këtë ‘darkë’ të Metës. Përballë Ilir Metës është një biznesmen shumë i madh kinez me emrin Patrick Ho. Ai në atë kohë ishte përfaqësues i kompanisë CEFC China Energy Company Limited (“CEFC China”), për të cilën punonte Dorian Duçka, djali i hallës i Ilir Metës, të cilin ai e kishte futur në Qeveri edhe me Berishën por edhen në koalicionin me Ramën. Në këtë kompani kaq të rëndësishme kineze energjie punonte si konsulent Dorian Duçka, të cilin tani Meta e akuzon që pikërisht përmes këtyre lidhjeve me këta persona (që hanë darkë me Metën) ai ka ‘lobuar’ kundër Bashës i nxitur nga Rama.

Mark Rossini është përmendur nga Sali Berisha si një prej personazhe që i kanë bërë më shumë dëm figurës së tij dhe të angazhuar së bashku me McGonigal në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës dhe që sipas tij, kishin qëllim të asgjësonin opozitën. Po tani që aleati i tij, Ilir Meta ka njohje me Rossinin? Çdo të thotë Berisha? A punoi edhe Ilir Meta për ta asgjësuar atë dhe Partinë Demokratike?

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 16/02/2023 10:56

    po Agim Nezen e kishte ftuar pala tjeter kineze!!

    Përgjigju
  • Ben tironci: 15/02/2023 18:14

    Na flliqe o like spiuni….

    Përgjigju
  • Mashkullori: 15/02/2023 17:58

    O qyp i Cepanit,o Like Meta/j! Edhe nje qytetar i zakonshem,kur ftohet per te ngrene me disa persona ben pyetjen me elementary: Kush do te jete ne ate tavolinen. Aq me pergjegjesi ka nje drejtues i larte i qeverise,qe te sqaroje kush jane pjesemarrsit,sidomos kur pjese e tavolines jane nenshtetas te juaj. Prandaj pergjegjesia eshte e Likes,pergjegjesi qe ai e di si derri,por eshte I zhytur ne mut dhe kerkon te shpetoje me gjoja "indiferentizem"...Jo more Like floririt Jo,nuk e ha kush kete "palosqarimin "tend....

    Përgjigju
  • Skrapari: 15/02/2023 16:56

    Na u turoerove i koke lipe u Cepanit. Pervese hajdut na dole dhe spiun. Ju shofte rraca bashke me putan Moniken.

    Përgjigju
  • Grida: 15/02/2023 14:51

    Po si bon takime me njerez te pa njohur o bashk hajduti i Berishes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?