Konstandin Kaçifa, ekstremisti nga Dropulli që u vra nga RENEA pasi hapi zjarr ndaj policisë lokale

Kronikë
Top 24

Foto me armë dhe flamurin e Vorio-Epirit/ Historiani ngre alarmin: Në Dropull po përgatitet 'Kaçifas 2', RENEA të bëhet gati

4 Janar 2019, 18:36| Përditesimi: 4 Janar 2019, 18:54

  • Share

Konstandin Kaçifa, minoritari nga fshati Bularat në Dropull i cili u vra nga RENEA në tetor të 2018-ës, pasi qëlloi me armë zjarri policinë lokale të Gjirokastrës, duket se ka nxitur të tjerë elementë ekstremistë në zonën e minoritetit. Historiani Arben Llalla ngre alarmin duke thënë se persona të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri po përgatiten për sulme të ngjashme me armë si ngjarja e rëndë e Bularatit. 

Në një përgjigje për ministrin e Jashtëm grek, historiani e akuzon atë se është shteti fqinj që financon të tillë persona për të kryer provokime ndaj shqiptarëve. Sipas Llallës, organizata terroriste MAVI, përgjegjëse për masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku 7 persona të armatosur hynë nga Greqia në territorin shqiptar në 10 prill të 1994-ës, dhe vranë në befasi ushtarin Arsen Gjini dhe kapitenin Fatmir Shehu, janë aktivizuar sërish. Për ta ilustruar edhe më fort pretendimin e tij, Llalla poston një foto në Facebook ku duket një person që ka fotografuar bluzën me mbishkrimin MAVI dhe një armë automatike mbi të.

Postimi i Arben Llallës në Facebook:

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, rideklaron të njëjtën fjali prej kaq kohësh për marrëdhëniet greko-shqiptare që na janë ftohur pas vrashes së terroristit grekofon Kostandinos Kacifas. Ne i themi Jorgos Katrougalos se mund të kemi Kacifën 2, 3, e me radhë, sepse është Greqia dhe sigurimi grekë që nxit të rinjtë grekofon që të provokojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

I themi Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, se një tjetër i ri grekofon rreth 35 vjeç nga Dropulli po përgatitet psikologjikisht që të dali kamikaz si Kacifas, është edhe një tjetër rreth 65 vjeç grekofon që dëshiron fatin e Kacifas. Si do tja bëjmë tani për këta të çmendur dropullit që frymëzohen nga nazistët e Agimit të Artë?

Kjo bluze tregon riaktivizimin e organizatës terroriste greke MAVI. Personi dihet tashmë, nga çorapet...Greqia çfarë bënë për t'i ndalur këta grekofon të çemendur që vijnë tek shtëpia jonë shqiptare dhe kërkojnë t'na çnderojnë? Kacifas 2 është gati rreth 35 vjeç, por edhe RENEA duhet të jetë gati...

Komento

Komente

  • Fredi: 05/01/2019 16:19

    “Bujrum, mir se të vinë te gështenjat!”

    Përgjigju
  • Mali: 05/01/2019 13:45

    Kam dyshime qe ky Kacifasi ka dasht me vra veten por sja ka arrit, dmth i kerkoi ndihme Reneas

    Përgjigju
  • Anton: 05/01/2019 02:12

    Mos more trima te cartun Lerini te kalben ata si keni vra me pare Se nuk ka me vend ne varreza

    Përgjigju
  • Mali: 04/01/2019 22:53

    Aq e kishim te veshtire te parin, tani ja morem doren. Le te vijne moterq***t edhe ne motren do tu q***e te gjithe qirjove.

    Përgjigju
  • Kruja e skenderbeut: 04/01/2019 20:23

    Po te dal dhe tjetri perlesh do shkoi dhe ai Ata bon provokime dhe ne i eliminoim me rrall

    Përgjigju
  • Fr: 04/01/2019 19:12

    Mir se te vin ku eshte problemi me coni mua te ruaj dropullin me te drejta te plota dhe te shikoni ca behet per 24 ore

    Përgjigju
  • altin tani: 04/01/2019 19:09

    po nuk e paten kuptuar me vrasjen e kacifas-m*tit bujrum ....ball per ball e jo mbas kraheve qe ta kuptojne qeplumbi zdihet ke kap te parin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?