Dy foto, një me simbolin e kombit shqiptar 'Shqiponjën' dhe një me simbolin e serbëve 'Tre gishtat', e përfaqësueseve të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërinë në Miss Internacional, Valentina Petroviç ka krijuar shumë debat dhe polemika.
Miss-i serb është akuzuar rëndë nga mediat vendase dhe kjo e ka detyruar të japë dorëheqjen nga konkursi. Pas zhurmës së madhe, Petrovic zgjodhi të reagojë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi se është penduar që bëri shqiponjën dykrenare me duar dhe dëshiron që të tërhiqet nga gara.
“Dua të bëj një njoftim publik për fotografinë që po qarkullon në rrjetet sociale! Në një eufori të vrullshme për festën, më ftuan të bëja foto, qëndrova pranë vajzave, të cilat me shpejtësi më formuan tek duart simbolin e shqiponjës dykrenare. Nuk kisha qëllime të këqija, ishte një moment pakujdesie dhe spontaniteti. Dua t’u kërkoj falje të gjithë pjesëtarëve të kombit tim, njerëzve nga Kosova e Metohia, shoqërisë sime, familjes sime që janë konfuzë për shkak të fotografisë dhe pamaturisë sime, si dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër. Unë e dua dhe e inkurajoj vendin tim dhe vlerat e tij. Shteti ynë është simboli i vetëm që mbaj në zemër. Unë thjesht nuk po mendoja kur ndodhi ky akt. Më vjen shumë, shumë keq, ndaj, përveç një faljeje të thellë, mora vendimin t’u kërkoja leje organizatorëve për t’u larguar nga konkursi dhe kështu të lehtësoja presionin aktual që po më bëhet. Më vjen shumë keq për këtë, por thjesht ndodhi në mënyrë të pamatur. Më duken të vështira të gjitha mesazhet dhe kritikat, por keni të drejtë. Më falni, shpresoj të më kuptoni”, shkroi Valentina në llogarinë e saj në Instagram.
Në të dyja fotot Valentina Petroviç, përfaqësuesja e Kosovës, Besa Çitaku së bashku me atë të Shqipërisë, Frontina Gashi dhe me Una Mugoshën nga Mali i Zi kanë treguar simbolin e shqiponjës dy krenare.
Në foton ku shihen përfaqësuesja e Kosovës e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë duke ngritur tre gishtat mungon përfaqësuesja e Malit të Zi, Una Mugosha.
Mos luani me nivele te tilla ne mjedise nderkombetare!Vertet kjo humb cdo vlere,jo vetem pamje fizike,por edhe nivel shpirteror e kombetar.Kosoves i duhet integrim ne lamei te tjera,jo te naivitetit,primitivizmes dhe paditurise.Kjo eshte nje mosperfillje e baltosje e vlerave shpirterore e materiale kombetare.
PërgjigjuOpen Ballkanin ua.... Vllëzërve Rama - Vuçiç, këta du kan inters personal dhe jo shtetror. Maskarenj
Përgjigju