Kronikë

VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty

15 Dhjetor 2024, 16:46| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 17:21

  • Share

SARANDË – Një banesë në katin e parë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele (15 dhjetor 2024).

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, mësohet se në banesë jetonte një grua e moshuar e cila është nxjerrë në kohë nga shtëpia nga fqinjët e saj. 

Fatmirësisht, e moshuara nuk është lënduar nga flakët apo tymi i dendur, ndërsa banesa ka pësuar dëmtime të shumta në orendi dhe paisje.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?