Zelanda e Re është një vendë që konsiderohet si një oaz mbijetesë në rast të ndonjë apokalipsi bërthamor që mund të ndodhi në vitet në vazhdim.
Mirëpo e gjithë kjo i ka shtyrë shtatë miliarderë nga Silicon Valley, të cilët janë të gatshëm të paguajnë ndërtimin e një bunkeri gjigand për të shpëtuar kokën e tyre nëse ndodh lufta bërthamore.
Kompania që po merret me ndërtimin është Rising S Jerry Lynch, raporton portali i Zelandës së Re, Hauraki.
Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie ka shpjeguar pse Zelanda e Re është destinacioni ideal për mbijetesë.
Zelanda e Re nuk është armiku i dikujt, nuk është një objektiv në rast të një lufte bërthamore, as ndonjë luftë tjetër, është një vend ku njerëzit mund të gjejnë një vend të fshehtë.
Ka njoftuar Lynch për Bloomberg.
Ndërtimi i projekti kap vlerën prej 11.5 milion dollarësh.
Gjithashtu bëhet e ditur se të shtatë njerëzit e pasur nuk janë të gatshëm të flasin me mediat në lidhje me këtë projekt, por disa detaje janë të njohura, si për shembull se ata do të jenë në gjendje që të hyjnë në bunker direkt nga jahti apo avioni.