Mauro Icardi, Wanda Nara dhe Keita Balde

Sport

FOTO/ 'Në shtëpinë time, çfarë bëtë në banjë?', publikohen mesazhet që Icardi i dërgonte Wanda Narës! E tradhtoi me ish-shokun e skuadrës te Interi

28 Dhjetor 2024, 14:29| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 14:33

  • Share

'Telenovela' mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vijon të diskutohet në Argjentinë. Showgirl e ka tradhtuar ish-sulmuesin e Interit me shokun e skuadrës asokohe, Keita Balde dhe në mesazhet e publikuara Icardi i kërkon shpjegime Narës.

Mesazhet janë bërë publike nga Huariu, një gazetare e njohur e lajmeve rozë në Argjentinë. Gjithçka vinte në një kohë kur Nara zbuloi se sulmuesi e tradhtoi me Cina Suarez (2022), ndërsa modelja duket se "mori hak".

“Në shtëpinë time. Nuk më besohet. Përse? Zot. Përse? Nuk e meritoja këtë”, shkruante Icardi teksa i dërgonte foto të marra nga kamerat e sigurisë në banesën e shtëpisë së tij.

Më pas ai i kërkonte asaj të tregonte gjithçka, duke i shpjeguar se ai kishte treguar të vërtetën për Cina Suarez.

“Detajet e mia janë e vërteta. Dhe mos nxirr më justifikime. Çfarë bëre në banjë? Çfarë bëre Wanda”, ishin disa nga mesazhet e Icardit drejtuar gruas së tij me të cilën tanimë, pas dy vitesh është në proces divorci.

Mesazhet e Icardit për Wandën

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?