Arkivi Qendror Shtetëror, përmes digjitalizimit, vijon të shkurtojë distancat me qytetarët që duan të kenë akses në materialet e tyre. Prej kësaj të marte, publiku do të mund të gjejë në fototekën ‘online’ të Arkivit 171 mijë imazhe fotografike të digjitalizuara, që përfshijnë periudhën e Luftës së Dytë Botërore e deri në vitet ’90.
“Deri më sot kanë qenë 86 mijë që përfundonin Luftën e Dytë Botërore, tashmë janë 85 mijë fotografi të reja që shtohen nga Periudha e Luftës së Dytë botërore, deri në vitin 1990. Kjo e bën fototekën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të dytën më të madhe në vend, e me shpresë me setin e tretë do të jetë më e madhja në vend”, shprehet drejtori i Arkivës, Ardit Bido.
Këto fotografi përqendrohen në veprimtarinë e ndërmarrë në kuadër të Luftës Nacional-Çlirimtare, por edhe atë që pasoi pas vendosjes së sistemit komunist me imazhe të larmishme të udhëheqjes së diktaturës. Por nuk janë të vetmet, që Arkivi disponon për këtë periudhë.
“Ka dhe një set të tretë, që do të hidhet në vijim për t’u plotësuar krejtësisht”, shton më tej.
Bido vë theksin tek ndihmesa që jep një galeri e tillë, për të gjithë ata që duan të zgjojnë të kaluarën përmes imazheve.
“Rëndësi ka që ne mund të shohim paraardhësit tanë atje. Ne mund të shohim njerëz atje, njerëz të cilët i njohim fizikisht. Ne mund të shohim vendin ku jemi rritur dhe ku jemi lindur. Po ashtu, mund të shikojmë ngjarje që i kemi me të dëgjuar dhe duke i parë me imazh kuptojmë më shumë se sa do të kuptonim. Ndjejmë më shumë se sa do të ndjenim!”- përfundon drejtori i Arkivave.
Dhe ju zgjodhet pikerisht kete foto?! Komunizmi ka lene pasoja.
Përgjigju