Franz Beckenbauer me Panajot Panon (majtas)

FOTO/ Nga këpucët dhuruar Panajot Panos, te dezinfektimi në aeroportin e Rinasit! Pamjet e Franz Beckenbauer në Shqipëri

9 Janar, 10:06| Përditesimi: 9 Janar, 15:53

  • Share

Franz Beckenbauer u nda dje nga jeta në moshën 78-vjeçare. "Der Kaiser" ishte një nga futbollistët më të mirë që kanë luajtur në mbrojtje, teksa me Gjermaninë dhe Bayernin e Munihut ka fituar 20 trofe, përfshirë edhe 2 herë Topin e Artë në vitet 1972 dhe 1976.

Franz Beckenbauer ka qenë edhe në Shqipëri gjatë viteve 1971 dhe 1983, kjo për eliminatoret e Europianit. Në një foto, Franz Beckenbauer duket në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" si edhe në aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu Franz Beckenbauer ka një pamje me Panajot Panon, kapitenin e Kombëtares së asaj kohe. Mbrojtësi gjerman shprehej pas ndeshjes se Pano ishte një ndër sulmuesit më të fortë me të cilin ishte përballur dhe pas duelit i dhuroi shqiptarit këpucët e tij të lojës. Gjermania Perëndimore fitoi 0-1.

Po atë vit, fotoja në aeroportin e Rinasit është më e veçantë dhe tregonte realitetin e periudhës komuniste. Të gjithë të huajt që futeshin në vendin tonë duhet të dezinfektoheshin, për mos futur asnjë mikrob nga jashtë për shkak të një epidemie që kishte vendi ynë.

Beckenbauer në Rinas dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Ora 11:59
VIDEO/ 52 vite më parë, kur Panajot Pano driblonte dhe shkëlqente kundër Franz Beckenbauer

12 qershor 1971, Gjermani Perëndimore 2-0 Shqipëri për kualifikueset e Euro 1972. Sfida e Karlstruhes u luajt me afro 55 mijë tifozë në stadium dhe kuqezinjtë e trajnerit Loro Boriçi zhvilluan lojë të mirë, paçka se pësuan dy gola në pjesën e parë nga Gunter Netzer dhe Jurgen Grabouski.

Në fillim të ndeshjes, kuqezinjtë u treguan të rrezikshëm dhe patën një mundësi me Panajot Panon. Kapiteni i kuqezinjve mori një pasim nga mesi i fushës, udhëhoqi topin, dribloi një emër si Franz Beckenbauer, por goditja e tij u ndal nga Sepp Maier që ishte në portë.

Loro Boriçi luante me këtë formacion: Muhedini, Ziu, Gjika, Berisha, Balluku (53' Vaso), Bizi, Sejdini, Cani, Rragami, Pano, Zhega.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?