Eros Grezda dhe Ajsel Abazi janë në një lidhje dashurie. Të përfolur prej kohësh për një romancë, dyshja është fotografuar edhe më herë së bashku. Vetëm sot futbollisti i Manisa në Turqi ka publikuar foton me këngëtaren, duke konfirmuar edhe çiftin e ri.
Ajsel është e afërme me aktoren dhe prezantuesen Almeda Abazi, e njohur në Shqipëri dhe Turqi. Pas romancës me Orjola Marashin, duket se Grezda është fokusuar sërish te vajzat e ekranit teksa ka konfirmuar lidhjen e re. Mesa duket largimi nga Kombëtarja dhe ndërrimet e shpeshta të skuadrave në karrierë s'e kanë penguar Grezdën që në një fushë të jetë i pari.