Personi në foto është 27 vjeçari Marash Gjoklaj, i arrestuar nga policia e Tiranës për ngacmim seksual ndaj një 19 vjeçare teksa kjo e fundit ndodhej në vendin e saj të punës.
Gjoklaj ishte dënuar edhe më parë me 4 vite burg për abuzim seksual ndaj një të miture por ishte lënë i lirë me kusht.
Policia njoftoi se 27 vjeçari kishte kërcënuar me thikë edhe një 20 vjeçare ditën e djeshme në Rrugën e Dibrës.
Lajmi kryesor:
Ngacmoi 19 vjeçaren në Tiranë dhe kërcënoi një tjetër me thikë, arrestohet 27 vjeçari! I dënuar 4 vite më parë për përdhunimin e një të miture (EMRI)
B.V/ReportTv.al