Punime për kanalizime e asfalt të ri në rrugën “Musa Maçi”

Tirana

Foto/ Nis rehabilitimi i rrugës “Musa Maçi”, kanalizime dhe asfalt i ri

5 Maj 2018, 17:19| Përditesimi: 5 Maj 2018, 17:25

  • Share

Investimi i radhës i Bashkisë së Tiranës ka qenë në rrugën “Musa Maçi”.  Specialistët nxorën nga përdorimi tubacionet e vjetëruara duke ofruar siguri maksimale të menaxhimit të ujërave të përdorura dhe po i zëvendësojnë ato me rrjetin e ri të kanalizimeve në këtë rrugë.

Me shtirjen e rrjetit të ri të kanalizimeve, radha do të jetë asfaltimi, ndërkohë që rruga do të pajiset edhe me ndriçim dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale.

Gjatë analizës vjetore të drejtorive të punëve të qytetit pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se Tirana ka hyrë tashmë në stinën e investimeve.

Ai dha lajmin e mirë të ndërtimit të disa rrugëve të reja në kryeqytet mes të cilave edhe të portave hyrëse në kryeqytet sikurse është rruga e Kombinatit, rehabilitimi i lagjeve në Astir, Kashar, Yzberisht,  Yrshek, zona e Freskut etj.

( Punime për kanalizime të reja dhe asfalt të ri në rrugën “Musa Maçi" ) 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?