Foto nga NASA

FOTO/ Një “pemë Krishtlindjesh” krijuar në hapësirë, NASA publikon foton e veçantë

21 Dhjetor 2023, 13:23| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 13:25

  • Share

Krishtlindjet janë më pak se një javë larg, dhe madje edhe qielli i natës po përhap një farë gëzimi festash me atë që mund të jetë pema më e madhe e Krishtlindjes në univers.

Të martën (19 Dhjetor), NASA publikoi një imazh të NGC 2264, i njohur gjithashtu si ”Klusteri i Pemës së Krishtlindjes”, një grup yjesh të rinj që ndodhen rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.

Imazhi u kap nga Observatori i rrezeve X Chandra dhe mjegullnaja e gjelbër që rrethon yjet i ngjante një peme festive të Krishtlindjes.

Disa yje në pemën kozmike të Krishtlindjes janë vetëm një e dhjeta e madhësisë së diellit tonë, ndërsa të tjerët janë disa herë më të mëdhenj, raportojnë mediat e huaja.

NASA shtoi se shumë nga yjet janë vetëm 1 deri në 5 milion vjeç, duke i bërë ata foshnja në krahasim me yjet e tjerë që jetojnë për miliarda vjet.

Objekti në formën e pemës së Krishtlindjes është shumë i errët që njerëzit të dalin jashtë dhe ta dallojnë atë në qiell, por mund të ketë disa drita në qiell gjatë festave.

Shiu i meteorëve Ursid është aktiv deri më 24 dhjetor dhe mund të ndezë deri në 10 yje në orë në hemisferën veriore.

Foto e pemës së Krishtlindjes në hapësirë nga NASA

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?