Noizy dhe Loredana

FOTO/ Noizy feston sot 37-vjetorin e lindjes, Loredana i bën urimin ‘special’: Ta dua zemrën

27 Shtator 2023, 12:26| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 12:30

  • Share

Reperi i njohur Noizy feston sot 37-vjetorin e tij të lindjes dhe në mesin e shumë urimeve nga miq, fansa dhe të afërm, vëmendje tërhoqi në veçanti urimi i Loredanës.

Pas duetit të suksesshëm, ‘Heart Attack’, Noizy dhe Loredana duket se kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë shoqërore.

Së fundmi, me rastin e 37-vjetorit të lindjes së reperit të njohur, Loredana ka postuar në Insta-Storyn e saj disa fotografi bashkë me Noizyn, ku i ka uruar suksese.

“Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë” ka shkruar reperja.

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloi edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?