Baki Huqi dhe Aldi Zonja, dy prej të arrestuarve

Operacioni i SPAK/ Kokaina nga Amerika Latine në laboratorin e Fushë Krujës, shqiptarët ishin financuesit, të huajat kimistët! Njëri prej të arrestuarve i përfshirë në 2 vrasje në Durrës (FOTO)

16 Nëntor, 16:18| Përditesimi: 16 Nëntor, 17:02

  • Share

Tirane- Shtatë shqiptarë janë arrestuar si pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine, që vinte e përpunohej në Shqipëri dhe më pas tregohej në vendet e Bashkimit Europian. 

Sipas SPAK ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, shqiptarët ishin financues dhe siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.

"Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal" thuhet në njoftimin e SPAK.

Njëri prej tyre Baki Huqi, 43 vjeçari i arrestuar në operacionin e SPAK ku u gjet laboratorë i sofistikuar kokainë në Qerekë të Niklës, rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën.

Shqiptarja.com mëson se Huqi, foton e të cilit ka arritur ta sigurojë në ’97-ën, Huqi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Xhixhabesit dhe plagosjen e vëllait të tij, Përparim Xhixhabesi, në një sallë bingo në qytetin e Durrësit, pas një grindje që ka nisur për një tavolinë. Ndërkohë, në vitin 2013, Baki Huqi, bashkë me dy persona të tjerë, vranë në fshatin Radë të Durrësit, Festim Lemjas, në një lokal me muzikë, në sherrin e nisur për një balerinë të lokalit. 57 vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, Huqi rezulton të ishte dënuar edhe para vitit 2013.

Në pranga kanë rënë dhe 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.

Ndërkohë sipas SPAK kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. 

SPAK thotë se zgjedhje e laboratorit në fshatin Qerekë, nuk është e rastësishme. Pozicionuar pranë aeroportit të Rinasit, agjencitë ligjzbatuese e kanë të vështirë monitorimin nga ajri. Nga ana tjetër, bashkë me bazën pranë portit Durrës ata e kishin më të lehtë transportin e drogës.

1731770052_bakihuqi.jpg

Baki Huqi, njëri prej të arrestuarve nga operacioni ndaj trafikut ndërkombëtar të kokainës

1731761889_aldizonja.jpg

Foto: Aldi Zonja i arrestuar 
Të arrestuarit janë:
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
5- Endi Sejdini25 vjeç, banues në Krujë
6- Ismail Abdurrahmani 51 vjeç, banues në Shkodër
7 - Baki Huqi 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1- Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/11/2024 00:28

    Dy vrasje e nje plagosje e ky livadhis i lire?! Prandaj buzeqesh per /mugshot/se kur ja hodhi per 3 krimet e meparshme,ky i fundit per te cilin u kap tani eshte /fushe me lule/.

    Përgjigju
  • 313: 16/11/2024 19:56

    E moj Migena Laska ca do i besh nipit tend tani që ta kapi SPAK. Se harrova o Aldi si do ndjehesh tani kur motra jote avokate do vi me minifund takim te 313 me minifund edhe burgaxhinjt do e fishkellejn.

    Përgjigju
  • Goni: 16/11/2024 18:35

    Dmth ky legeni ka vrare dy veta dhe ishte i lire? Do ishte mire qe heret apo vone te rishqyrtohen gjygjtaret dhe prokuroret apo policet e korruptuar qe i Lirojne nga burgu keta plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?