Partizani fitoi 2-0 të shtunën kundër Dinamos për raundin e 32-të në Superligë. 'Demat' shënuan me Bintsouka dhe Keko, teksa "Nëndetësja" vajton penalltinë e humbur të Denisson dhe të kuqin e Goudiaby që ndikuan në fund.
Veç golave në fushë dhe atmosferës në tribuna, një detaj është zbuluar nga shqiptarja.com dhe Report Tv. Në momentin që ndeshja ishte 2-0 për "Demat", trajneri Orges Shehi ka dërguar një mesazh në një copë letre për ekipin.
Durrsaku, ia dha skemën në dorë kapitenit Murataj, ndërsa duket një tërheqje taktike, me mesfushorin Mehmeti që do kthehej pas. Gjithsekush mund të shohë skemën e Shehit, që në fund ishte rezultative pas ekipi nuk pësoi.
Ashtu si Mourinho, edhe Shehi e dërgoi skemën në letër, me këtë të fundit që nuk ra vetëm në dorë të lojtarëve të tij.