Papa Françesko

FOTO/ Papa Françesku si reper me kryq të gjatë dhe xhup të bardhë, inteligjenca artificiale krijon imazhet epike të kreut të Kishës Katolike

28 Mars 2023, 10:33| Përditesimi: 28 Mars 2023, 15:53

  • Share

Duket sikur janë të vërteta, por në fakt janë imazhe të krijuara nga inteligjenca artificiale. Papa Françesku duket si reper me xhupin e madh të bardhë me kryqin prej diamanti, që më së shumti jemi mësuar ta shohim tek artistët botërorë.

Në një tjetër imazh shfaqet shumë elegant me një pallto të madhe të bardhë teksa mban të veshur atlete sportive.

Shumë përdorues të mediave sociale, përfshirë Chrissy Teigen, kanë shprehur konfuzion nëse fotografia që po bën xhiron e rrjetit është e vërtetë apo e rreme, pasi imazhet e inteligjencës artificiale duken tepër realiste.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?