Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj, Carter Reem, vendosën të shpërndajnë një foto familjare në rrjetet sociale, duke treguar për herë të parë djalin e tyre, si dhe bënë të ditur për fansat emrin e tij.
Përmes Instagramit, Hilton ka postuar dy foto, ku në të parën duken të tre duke pozuar, foshnja është duke fjetur në krahët e nënës së tij. Në pamjen e dytë, Paris Hilton shihet e vetme me foshnjën, duke i dhënë një puthje.
“Phoenix i vogël. E gjithë bota jonë”, shkruan Hilton, duke zbuluar kështu emrin që vendosën t’i vendosin fëmijës.
Paris Hilton zbuloi në fund të janarit të kaluar se ajo dhe bashkëshorti Carter Rim mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë përmes një nënë surrogate.