Personeli i Ambasadës Austriake në parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës

Tirana

FOTO/ Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës tërheq vëmendjen, vizitohet nga personeli i Ambasadës Austriake

17 Korrik 2018, 12:35| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 12:42

  • Share

Personeli i Ambasadës Austriake e kaloi fundjavën në natyrën e bukur të Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës. Ata u pritën në hyrje të parkut nga të rinj të “Smile Albania”dhe specialistë të natyrës në Bashkinë e Krujës që prezantuan te vizitorët historikun e këtij parku,vlerat e tij natyrore dhe  kulturore, ato kurative dhe kulinarinë e veçantë të zonës.

Ekipi i Ambasadës, shoqëruar nga udhërrëfyes vendas shëtitën në pyjet me pisha të parkut, në shpatet malore, u argëtuan në barin e lëndinave  dhe vlerësuan ujin e  veçantë të kroit të “Nënës Mretneshë”.

Në përfundim të piknikut, ata lanë përshtypjet më të mira pranë udhërrëfyesve të Bashkisë Krujë që i shoqëruan./ata

( Personeli i Ambasadës Austriake në parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?