KORÇË- Punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, po vazhdojnë intensivisht dhe së shpejti ky aks do shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit, duke rritur edhe sigurinë rrugore.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë përfunduar 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë-Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina.
Kreu i qeverisë ka publikuar disa pamje, dhe thekson se në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur.
‘Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur.’- shkruan Rama.
Projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit VIII, Tiranë-Korçë.
Përfundimi i saj do t’i japë zhvillim më të madh jo vetëm këtij fshati por gjithë Mokrës, që spikat për natyrën me reliev piktoresk, mjaft atraktive për zhvillimin e agroturizmit dhe sporteve të natyrës.
Rruga mundëson lidhjen e bizneseve e prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit por zgjon gjithashtu potencialet për investime në agroturizëm.
Ul trafikun nga quksi në qafë thanë sepse mjetet që shkojnë për Korçë futen në këtë rrugë të re.Pra afërsisht 50 përqind e mjeteve ikin në Korçë. Çdo rrugë e re në këto zona është risi, por sa më shpejt se u bë legjendë.
PërgjigjuQenka korridor me t'vertet,rruge e ngushtë.Kjo nuk rrit shpejtesine e levizjes,njesoj si rruga Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.E çuditshme kush e ka projektu,dhe si e kane pranuar,zbatuar,d.m.th. qindra milione euro investim,dhe zgjidhje problemi hiç.
PërgjigjuKjo rrugë është me parametra evropian. Autostradë.e deshte apo si është puna?!
Ue,cfare fitore e madhe.Po keshtu eshte mendu kjo rruga,vetem me 2 korsi?
PërgjigjuEdhe kjo rruge qeka me dy korsi,me nje kamion perpara do behet vargu makinava sa te duash.
PërgjigjuObserving me se I drejte...duken Si para te hedhura kot, po nuk favorizoi levizjen e shpejte te mallrave e njerzve...papergjegjedhmeri e Qeverise qendrore!
Na intereson kur perfundon se kjo rruge eshte bere terkuze....
Përgjigju