Gjatë një përmbytje të shpejtë në ishullin spanjoll të Majorkas, bëhet e ditur se ka vrarë të paktën 10 vetë, 3 prej tyre ishin shtetas të huaj.
Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se viktimat janë gjashtë shtetas spanjollë, një turist holandez, një çift britanik dhe një viktimë ende e paidentifikuar.
Në lindje të ishullit të qytetit të Sant Llorenç des Cardassar e ka përfshirë një valë uji me baltë, pasi shiu i madh nxori nga shtrati lumin.
Sasia e madhe e ujit me baltë ka bërë të mundur zhdukjen e automjeteve kur uji u përplas në rrugët e ngushta.
Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë përfshirë qindra punëtorë të emergjencës dhe qen nuhatës. Një fëmijë pesëvjeçar është shpallur i humbur.
Më i prekuri nga përmbytjet ishte qyteti i Sant Llorenç des Cardassar, ku shumë makina u zhdukën. Çifti britanik po udhëtonte me një taksi atje kur u kap në përmbytje. Shoferi ishte ndër viktimat.
Kur ndodhi përmbytja një grua që po udhëtonte në makinën e saj me dy fëmijët e vegjël gjithashtu vdiq.
Mirëpo teksa ujërat u rritën, ajo arriti të shpëtonte vajzën e saj tetë vjeçare, por nuk ishte në gjendje ta shpëtonte djalin e saj të moshës pesë vjeç, i cili ende mungon.
Komente
