Fotoja nga vajza dhe mjeku

Foto plot shpresë! 11-vjeçarja me tumor i dhuron një puthje në distancë doktorit të QSUT-së

24 Prill 2020, 20:45| Përditesimi: 24 Prill 2020, 20:49

  • Share

Fotoja e një vajze të prekur me tumor duke i dhuruar një puthje në distancë mjekut, të mbush me shpresë në këto ditë të vështira për të gjithë botën.

Pacientja 11- vjeçare e mbushur plot me pozitivitet zgjon shpresë në zemrën e shumë personave që janë në luftë me koronavirusin apo edhe me sëmundje të tjera.

Mjeku i QSUT-së, Orges Spahiu ka bërë publike foton duke theksuar se të trajtosh pacientë pediatrikë me sëmundje tumorale është shumë e vështirë, por kënaqësia kur ke kryer një trajtim të suksesshëm është e jashtëzakonshme, veçanërisht në kohën e COVID-19.

“Sot pas përfundimit të trajtimit përcolla me dashuri pacienten tonë 11- vjeçare. Të trajtosh pacientë pediatrikë me sëmundje tumorale është shumë e vështirë, por kënaqësia që merr në fund kur ke kryer një trajtim të suksesshëm është e jashtëzakonshme, veçanërisht në kohën e Covid”, ka shkruar mjeku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?