Scholz pret kryeministrin Rama
Kancelari gjerman Olaf Scholz priti sot në Kancelarinë Federale kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Kosovës dhe përfaqësuesit e 4 vende të tjera të Ballkanit si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.
Siç bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin, në qendër të samitit qëndron nënshkrimi i një marrëveshjeje që përfshin shkëmbimin e studentëve dhe lehtësimin e qasjes në institucionet arsimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje synon të thjeshtojë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave universitare, duke lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe mundësitë e tyre për të studiuar në universitetet e vendeve të tjera të rajonit.
Gjithashtu, pritet të miratohet një plan i ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili synon të harmonizojë standardet sociale dhe të punës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit. Burime nga qeveria gjermane kanë raportuar se një çështje tjetër që do të diskutohet është zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që pritet të përforcojë më tej bashkëpunimin tregtar në rajon.
Foto: Albin Kurti pritet nga kancelari Scholz
Lajmi kryesor:
Samiti 'Procesi i Berlinit'/ Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë 2 marrëveshje për tregtinë e lirë dhe arsimin e lartë! Kancelari Scholz: E ardhmja është në Europë
S.G/ReportTv.al