Shtëpitë e ndërtuara në lagjen e re në Ndroq

FOTO/ Procesi i rindërtimit pas tërmetit, drejt përfundimit banesat për 74 familje në Ndroq

18 Prill 2022, 09:12| Përditesimi: 18 Prill 2022, 10:41

  • Share

Aty ku tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk la asgjë tjetër veçse gërmadha e shkatërrim, duket se dita ditës po marrin formën përfundimtare lagjet e banesat e reja.

Në lagjen e re në Ndroq, pritet që të zhvendosen në banesat e reja 74 familje. Kreyministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga lagjja Rilindja, ku siç shihet shtëpitë janë pothuajse të mbaruara dhe gati për të mirëpritur banorët që mbetën pa strehë.

‘Mirëmëngjes dhe me një tjetër lagje të re të Rilindjes pas rrënimit nga tërmeti, drejt përfundimit për të mirëpritur 74 familje nga Ndroqi, ju uroj një javë të mbarë.’- shkruan kreu i qeverisë.

Blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj.
Bashkia e Tiranës po vijon punimet dhe për lagjet e reja me pallate në zonën e Kombinatit dhe tek “5 Maji”, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti dhe ato nga projekti i rindërtimit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 18/04/2022 12:24

    Hallall e Ed Rama e mbajte llafin. The do i ndertoj dhe i ndertove me mir sesa ishin

    Përgjigju
  • Ilda: 18/04/2022 10:22

    Premtim i mbajtur ky jo fjale boshe sic i beni Saliu

    Përgjigju
  • Paulini: 18/04/2022 10:12

    Edi Rama je burr shteti, populli shqiptar te do.

    Përgjigju
  • Xhoena: 18/04/2022 10:11

    Kryeministri yne e mbajtet fjalen qe ju i dhate banoreve te demtuar nga termeti dhe me ne fund ja ku jane me shtepi te reja te rindertuara.Ti gezoni shtepite banoret e Ndroqit!

    Përgjigju
  • Miri: 18/04/2022 10:10

    Nje pune fantastike edhe nje premitim i mbajtur nga kryeminstri yne i gezofshi shtepit dhe shpresojm mos te kemi m fatkeqsi te tilla

    Përgjigju
  • Demir: 18/04/2022 10:07

    Me kujtohet para ca vitesh kur u permbyt shkodra dhe qeveria e athershme nuk i demshperbleu banoret.Tani megjithse demi i termetit ishte shume me i madh qeveria mori persiper te ndertoje nje per nje shtepite e demtuara.Ndrryshimet mes qeverive dallohen shume qarte

    Përgjigju
  • Antonia: 18/04/2022 10:06

    Kjo eshte Shqiperia qe duam!Cdo premtim i dhene realitet i bere.Kjo eshte puna e kryeministrit tone????jo si Saliu qe e degradoi Shqiperine ne cdo aspekt!

    Përgjigju
  • Valentin: 18/04/2022 10:05

    Pas gjithe atij tmerri qe perjetuam ate nate nentori me ne fund shume familje moren ate qe ishte prona e tyre qe iu shkatrrua . Dhe kjo fale punes tuaj qe nuk u ndalet deri sa e mbajtet premtimin e rindertimit

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 18/04/2022 10:05

    E kan ber bukur si lagje. Me mir te mbledhura te gjitha shtepit bashk sesa te shperndara mendoj un

    Përgjigju
  • xhimi: 18/04/2022 10:04

    mese e merituar pasi ato njerez jam perballur me katastrof.Jam shume i lumtur per to.

    Përgjigju
  • Besi: 18/04/2022 10:03

    Investime shum te mira jane ber per shtepiat qe u prishen per shkak te termetit. I gezofshin banoret e Ndroqit

    Përgjigju
  • Adelina: 18/04/2022 10:02

    Edi Rama ke ber nje pune te mrekullueshme dhe shume rrespeke qe i rri popullit gati gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?