Sport

FOTO/ Punimet për ndërtimin e stadiumit të Rrogozhinës, Klubi Egnatia me shtëpi të re

30 Maj 2021, 14:40| Përditesimi: 30 Maj 2021, 14:45

  • Share

Klub Egnatia e Rrogozhinës ka postuar foto nga punimet në stadium e ri që do të jetë edhe shtëpia e re e lojtarëve. Egnatia këtë viti triumfoi në kategorinë e parë duke u ngjitur në Superiore për sezonin 2021-2022.

Klubi i Egnatias ka publikua në vijimësi punimet që po bëhen për ndërtimin e projektit “Arena Egnatia", punime që kanë nisur që në verën e 2020.

"Sot në stadium Presidenti Agim Demrozi priti përfaqësuesit e FSHF-së Eduart Gjini , Lysien Nurishmi dhe Arkitektin Enea Stavre . Diskutimi ishte mbi elementet e certifikimit sipas standardeve të FIFA-s ndërtimin e Tribunës dhe fushës", shkruan ekipi në postimin e tij krahas publikimit të fotove.

Egnatia shumë shpejt do i luajë ndeshjet në stadiumin e vet. Puna vijon me ndërtimin e fushës dhe tribunës që do të bëhen sipas standardeve të FIFA-s.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?