Dasma e Charlotte dhe babai i saj që e ndjek nga barela e ambulancës

Top 24
Lifestyle

Foto që do t’ju përlotin/ Babai në ditët e fundit të jetës, merr pjesë në dasmën e vajzës së tij

17 Gusht 2018, 20:12| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 20:15

  • Share

Këto janë pamje që nuk rastis t’i shohim shpesh. Pedro Villarin, 65 vjeç, mori pjesë në martesën e vajzës së tij, Charlotte, megjithëse vuante nga kanceri i mëlçisë dhe ishte në ditët e fundit të jetës së tij.

Në fotot e shkrepura pak para ceremonisë së dasmës, shihet babai i shtrirë në një barelë, ndërsa vajza e tij është pranë tij.

Çifti ndryshoi datën e dasmës, në mënyrë që babai të ishte i pranishëm. Dasma u zhvillua në Filipine, në Las Pinas. Familja shpresoi deri në fund, që babai të shihte vajzën në altar, duke qenë i ulur në një karrige me rrota, po kjo nuk u bë dot e mundur, dhe ai e ndoqi dasmën nga ambulanca.

Villarin ndërroi jetë më 12 gusht, 3 ditë pas ceremonisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?