Foto gjatë ndërhyrjes

FOTO/ 'Realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit'

4 Janar, 17:33| Përditesimi: 4 Janar, 17:42

  • Share

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Ortopedike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 71-vjeçar.

Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social facebook teksa ka shpërndarë dhe disa foto.

"Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator dhe imazherisë së avancuar u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë ortopedike e Protezës Totale në terren të luksacionit të lartë bilateral (displazi zhvillimore). Pacienti gëzon shëndet të mirë.

Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë Dr. Arsel Dizdari, Dr. Savas Camur, Dr. Krisli Serani, si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes ortopedike, Renato Zeneli, Fjorida Ago, Gonca Kocak dhe ndihmësi i sallës Jani Joti", shkruan Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?