Report Tv është renditur media e dytë për shikueshmërinë në YouTube gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare më 11 maj dhe numri 1 mes televizioneve informative, sipas të dhënave të publikuara nga Acromax Media. Me 174,257.1 orë shikimi, Report Tv konfirmon pozicionin e tij si një nga mediat më të ndjekura dhe më të besueshme për informimin e publikut në kohë reale.
Në vend të parë qëndron Top Channel me 264,032.2 orë kohë shikimi, ndërsa pas Report Tv, në vend të tretë renditet Euronews Albania me 143,767.9 orë. Më tej lista vijon me TV Klan, ABC News, NTV, News 24 apo A2CNN.
Kjo renditje tregon qartë besimin e publikut tek Report Tv dhe te raportimi profesional në kohë reale.
Ditën e zgjedhjeve, Report Tv solli në transmetim maratonë çdo moment të betejës elektorale të 11 majit. Lidhje të drejtpërdrejta me korrespondentë nga çdo cep i vendit, analiza dhe komente nga zërat më të besuar të medias. Gjithçka e pasqyruar edhe në YouTube dhe portalin Shqiptarja.com.
Renditja e mediave për shikueshmërinë në YouTube ditën e zgjedhjeve
Komente
