Reshjet e borës kanë zbardhur pikën turistike të Gjinarit në Elbasan, duke i dhënë një bukuri ndryshe kësaj pike turistike.
Gjithashtu, ‘velloja e bardhë’ është ‘veshur’ ditën e sotme edhe nga Korça.
Rrugët dhe shtëpitë karakteristike të Voskopojës duket se kanë rifituar magjinë që e karakterizon këtë zonë sa herë bie borë.
Gjithashtu, niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe në disa zona të Malësisë së Krujës, ka kaluar mbi 20 centimetra, duke i dhënë parkut një pamje magjepsëse.
Lajmi në përditësim…
Reshjet e dëborës që filluan pasditen e sotme kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe në disa zona të Malësisë së Krujës, të shkojë në mbi 20 centimetra, duke i dhënë parkut një pamje magjepsëse.
Reshjet vijojnë me intensitet por deri tani nuk raportohet për problematika. E gjithë zona furnizohet normalisht me energji elektrike dhe rrugët janë të kalueshme me kujdes pasi në disa zonq ka prezencë akulli.