Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë

Tirana

FOTO/ Restaurohen Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë

4 Maj 2018, 10:27| Përditesimi: 4 Maj 2018, 10:42

  • Share

Respektimi i historisë është një nevojë për çdo vend të qytetëruar. Në prag të 5 majit, ditës së Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Pas rilevimit gjeodezik e topografik, Bashkia e Tiranës nisi punën për meremetimin e murit mbajtës te parcelat e Varrezave të Dëshmorëve ku ka pasur rrëshqitje e shembje nga sezoni i shirave, duke normalizuar situatën.

Gjithashtu është punuar edhe për kurimin e bimësisë dhe të dekoracionit duke zbukuruar shtëpinë e përjetshme të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë!

Varrezat e Dëshmorëve janë të përfshira në Protokollin e Shtetit si vend ku kryhen nderime dhe organizohen ceremonitë zyrtare.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?