Ky zotëri, që shihni në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje për t'u nisur për në Bari me tragetin "Adria", është Roberto Fico, president i Parlamentit italian, posti i tretë më i rëndësishëm institucional i vendit fqinj. Roberto Fico mbërriti në Shqipëri 10 ditë më parë për të kaluar këtu një periudhë pushimesh me bashkëshorten dhe një mikeshë të familjes. Asnjë media nuk është informuar, asnjë gazetar nuk e ka ndjekur. Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali.
Asnjë protokoll, asnjë kërkesë për asistencë konsullore. Sot Roberto Fico qëndroi 2 orë në pritje në radhë në portin e Durrësit bashkë me qindra turistë të tjerë dhe vetëm pak vetë e njohën, përfshi dhe një lexues të Shqiptarja.com që bëri këtë foto.
Me 25 shtator të këtij viti në Itali, do të votohet për të zgjedhur parlamentin e ri dhe me siguri Roberto Fico do të lerë detyrën e tij si President i Parlamentit. Por modestia dhe thjeshtësia që tregon në këtë udhëtim shqiptar, do të duhej të shërbente si shembull jo vetëm për shumë politikanë (apo analistet) shqiptarë, por edhe për pushtetarët italianë që do të marrin vendin e tij.
Roberto Fico në radhë në Portin e Durrësit
Per mendimin tim ka ardhur per spiunazh turistik
PërgjigjuDrejtues i nje vendi me kulture mbi 2000 vjecare. Cfare prisni tjeter!
PërgjigjuROBERTO SHIKOJE PAK GJENDEJEN E MJERUESHME TE UDHETIMIT ME TRAGET. SE SI NE ALBANEZET UDHETOJME DREJT ITALIS E SHQIPËRIS. E MOS I LË MË KTO TRAGETE TË ANKOROHEN NË MJË PORT EUROPIAN PA MBUSHUR STANDARTET.....
PërgjigjuItalianët jane disa miliardere dhe pronar kompanish dhe në pune shkojnë në Fiat edhe pse kane 2/3 Ferrari në garazhe! Italiant jane plot kulture dhe humanistët me te medhenj në glob, kemi fat që jemi fqinj detarë me Italinë dhe duket kultura italiane kudo edhe në shqiperi që nga veshja ushqim dhe kafeja paparë që bën Italia ! Italia meriton të jetë vendi me i pasur në BE dhe Europë por do ti vije dita që të kete lek dhe ekonomi lumë në Itali si në vitet 80’ ! Grazie Italia
PërgjigjuTe behet mesim per keta ufot tane Dhijaristani qe e bene te vdekur Rinasin, edhe nga dy fluturime ne dite ndonjehere fiks per guinness babezie
Zbatimi i ligjit,korrektësia dhe thjeshtësia janë cilësi që duhet të zotërojë çdo njeri,veçanërisht politikanët. Në Shqipëri njerëzit të thheshtë dhe politikanët që zgjedhin,zotërojnë cilësi të kundërta me këto më sipër,ndaj jemi në këtë gjendje ne.
Përgjigjuthjeshtesia dhe perulesia jane virtytet me te larta te nje njeriu. shiko makinen qe ka- nuk kishte mundesi Fico te merrte makinen zyrtare? keta tanet makinen e shtetit e kane si private- pastaj nuk ndodh qe keta tanet te udhetojne me traget- por dhe nese nisen me pushime dhe ju duhet makina per te levizur- ose udhetojne me avion dhe makina ju shkon me traget ose marrin makina me qira.
PërgjigjuTe vesh duart ne koke.Qeveritaret tane me origjine fshatar dikur te keputur sot zengjine nuk zbresin nga makina po nuk u hapi deren shoqeruesi,kail te lagen nga shiu dhe nuk pranojne te mbajne cader ne dore,po nuk ua mbajti shoqeruesi.Shikoini kur dalin ne podium,fletet e fjalimit i mban shoqeruesi.Keto mostra jo ti votosh po tu hedhesh peshtymen ne fytyre
PërgjigjuTa mbanin 1 or kontroll automjeti, si mbajn italjanet njerzit e thjesht kur zbresin ne Itali.
PërgjigjuBrezi i Ficos erdhi me bicikleta ne parlament per te tregu thjeshtesine qe duhet te kete nje deputet dhe me ate thjeshtesi e shkunden fort kasten e vjeter por prape se prape nuk arriten qe te ndryshonin gje ngaqe rrenjet e se keqes jane shume te thella aty ku ka mbi 2mije vjet shtet.
PërgjigjuRRËNJËT E SË KEQES VIJNË NGA DY SIÇILIT..... KU MBIZOTËRON KORUPSIONI, INJORANCA,MAFIA...
Te marrin shembull dhe politikanet tane qe nuk rrine dot pa shpura...
PërgjigjuRoberto Fici me thjeshtesine e tij tregon figuren e arij politikani qe kerkon cdo shiqeri demokratike dhe normale . Shembull per pashallaret tane . Mos harrojme se eshte figura e dyte dhe jo e trete e nje shteti shume me te nadh se ne sic eshte Italia mike
Përgjigju