Një analizë e re e bërë në imazhet satelitore përshkruan me shumë saktësi nivelin e shkatërrimit në Rripin e Gazës të shkaktuar në 100 ditët e para nga bombardimet e avionëve izraelitë dhe trupave izraelite në terren.
Më shumë se gjysma e ndërtesave u shkatërruan ose u dëmtuan, shpjegojnë Corey Scher nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Jamon Van Den Hoek nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, të cilët krahasuan imazhet e mëparshme dhe tani për të zbuluar ndryshime të papritura në lartësi ose strukturë që tregojnë dëme, raporton La Repubblica.
Khan Yunis
Foto nga data 21 nëntor 2023 para shkatërrimit / 31 janar 2024 pas shkatërrimit
Beit Hanoun
Foto nga data 21 tetor 2023 para shkatërrimit / 9 janar 2024 pas shkatërrimit
Al Karameh