Festa e Karnavaleve në Shkodër

Kultura

FOTO/ Shkodra nën magjinë e Karnavaleve, të rinjtë me maska veneciane dhe kostume shumëngyrëshe gjallërojnë rrugët e qytetit

24 Shkurt 2024, 16:53| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:51

  • Share

Në ditën e dytë të festës së Karnavaleve në Shkodër vëmendjen kryesore e kanë marrë të rinjtë e gjimnazeve me maskat veneciane dhe kostumet shumëngjyrëshe që i kanë dhënë gjallëri rrugëve të qytetit.

Që prej ditës së djeshme, në kryeqendrën e veriut, ka nisur festa e Karnavaleve që pritet të zgjasë për 3 ditë duke sjellë atmosferë festive në të gjithë qytetin.

Mbrëmjen e djeshme, bashkia e Shkodrës dhuroi spektakël dritash që u ndoq nga qindra qytetarë. Dy ditët e para i janë dedikuar fëmijëve të shkollave të qytetit, ndërkohë që e diela (25 shkurt) premton një spektakël më vete me karvanin e karnavaleve që do të përshkojë rrugët e Shkodrës.

B.V/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?