Teksa numri i viktimave në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëzit nëpër botë kanë dalur në rrugët e qyteteve të tyre për të shfaqur mbështetjen e tyre.
Deputetë francezë kanë mabjtur një minutë heshtje, më 10 tetor, në Paris, për nder të viktimave të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit.
Njerëz kanë ndezur qirinj para Monumentit të Shpëtimit të Hebrenjve Bullgarë në Sofje.
Në fotot e publikuara sihet një burrë duke mbajtur një pankartë me porosinë "Iranianët qëndrojnë me Izraelin", gjatë një tubimi në mbështetje të Izraelit, në Toronto, Kanada, më 9 tetor.
Po ashtu shihen edhe turma njerëzish duke mbajtur lart telefonat e tyre të ndezur me blic dhe flamujt izraelitë, gjatë një tubimi në Buenos Aires, Argjentinë, më 9 tetor.