Politikë

Sot kërkon ligj për ‘desorosifikimin’ e Shqipërisë, FOTO kur Berisha takonte Soros dhe e konsideronte 'mikun e madh të shqiptarëve'! Koçi: Këtu e solle ti

27 Shkurt, 11:38| Përditesimi: 27 Shkurt, 17:30

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata, prej kohësh ka nisur një fushatë sulmesh kundër George Soros, duke e bërë si përgjegjësin kryesor të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e tij dhe të familjes në listën e zezë për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe pengim të drejtësisë.

Sot nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shfaq në Kuvend me një propozim të ri, një ligj për ‘desorosifikimin’ e Shqipërisë. ndwrsa tha se mungesa e kryeministrit Edi Rama në sallë, vjen nga frika dhe paniku pas zhvillimeve të rënies së epokës sorosiane në SHBA.

"Ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare. Është më mirë të behet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve se do thoni po na persekutoni. Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin. Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani", deklaroi Berisha sot në Kuvend. 

Teksa Berisha përdor si kartë politikë luftën me Soros, deputeti socialist Petro Koçi i kujtoi lidhjet e hershme me të  dhe deklaratat e atëhershme se si Soros ishte miku i madh i shqiptarëve.

"Foto me Soros ka Sali Berisha jo unë. Berisha e solli në këtu", tha Koçi. 

"Në PD amerikane ka njerëz të cilët kur luftonin në Vietnam doktori bënte kërkesën për të hyrë në PK, është gjenezë e vjetër kjo", tha Pandeli Majko. 

Për socialistët, sado të përpiqet, Sali Berisha do të njohë vetëm humbje më 11 maj.

“Shqipëria përparon. E mbaj mend kur latë pushtetin me 3 milion turistë bashkë me motrat e vëllezërit tanë të Kosovës. Të qëllonin me automatik s’mund të bëje plazh në 2013. Ndërkohë sot Shqipëria është destinacioni më i sigurt jo vetëm në Ballkan por dhe në Europë. Lërini këto. Është një barsoletë. Vazhdoni fërkoni gjoksin se e dini çfarë ju pret", tha Balla. 

Por, ja cilat janë dy standardet e Berishës?

Sot ai e akuzon Sorosin si armik të shqiptarëve dhe se ka kapur reformën në drejtësi në Shqipëri. Por, çfarë qëndrimi dhe marrëdhënie ka pasur më parë Berisha me Soros. Shqiptarja.com po publikon këtë foto të takimit të Berishës me Soros, si përkthyes është analisti Genc Burimi.

Përveç takimit që është bërë publik, ai i vitit 2008 kur Berisha ishte Kryeministër dhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë shqiptare thuhet se "Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht", kjo foto vërteton të paktën edhe një tjetër takim Berisha-Soros.

Nuk dihet se për çfarë viti bëhet fjalë, por me shumë mundësi është periudha kur Berisha ka qenë President i Republikës ose e vitit 1998 kur ai kishte dalë në opozitë. Në foto në mes Sali Berishës dhe George Soros është edhe Genc Burimi, i cili sot është gazetar dhe analist por duket se atëherë ka shërbyer si përkthyes.

Soros, Berisha dhe Genc Burimi si përkthyes

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • budalli lart: 27/02/2025 15:53

    e ka hobi, keshtu ka bere edhe me xhaxhin Enver, me Fatos Nanon, me Ilir Meten...dashuri urrejtje

    Përgjigju
  • Ceni: 27/02/2025 13:57

    Burimi i llumit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?