Politikë

KAS shpall të vlefshme votën me ‘bufin’ për PS, kandidatëve u 'hiqen për një presje'

25 Qershor, 15:59| Përditesimi: 25 Qershor, 21:58

  • Share

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po iu shpallen të pavlefshme, në rastet kur zgjedhësit e kanë shënuar kryqin ose plusin krah emrit të kandidatit, apo mbi kuti.

Por, ky standard nuk ndiqet për votën për partinë, kur siç shihet edhe në këtë foto që sjell Shqiptarja.com, vota për Partinë Socialiste është quajtur e vlefshme edhe pse zgjedhësi nuk e ka shënuar shenjën e votimit brenda kutisë, por ka votuar me një mbishkrim “bufi” dhe një x.

Me numërimin e 11 majit, kjo votë ishte konsideruar e pavlefshme, por pas rinumërimit me 3 votat e anëtarëve të KAS, vota u konsiderua e vlefshme për PS.


Lajmi kryesor:

Rinumërimi 'zbraz' kutitë e kandidatëve! Përplasja për votat e pavlefshme, manuali i KQZ dhe standardi i KAS (Rreziku për Durrësin e Fierin)


SI.E./K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?