Bota

FOTO/ Superhëna shfaqet për të dytën herë brenda vitit, spektakël në qiell dhe pamje mahnitëse

18 Shtator 2024, 09:32| Përditesimi: 18 Shtator 2024, 09:39

  • Share

Superhëna ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm të Hënës. Mbrëmjen e djeshme Hëna u shfaq më e ndritshme dhe më e madhe. Superhënat ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj. 

Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, eklipsi i pjesshëm hënor ishte i dukshëm në të gjithë globin me disa nga pamjet më të qarta në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Hëna e plotë e këtij muaji e njohur si Hëna e Harvest është e dyta nga katër "superhënat" e këtij viti.

Eklipsi tjetër i pjesshëm do të jetë në gusht 2026, i cili do të jetë i veçantë pasi rreth 96% e Hënës do të jetë në hije.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?