Armando Broja

FOTO/ Te Everton fillojnë të qeshin, Armando Broja bashkohet në stërvitje

6 Nëntor, 13:56| Përditesimi: 6 Nëntor, 13:58

  • Share

Armando Broja po fillon numërimin mbrapsht për rikthimin në fushën e lojës. Sulmuesi i Kombëtares është bashkuar në stërvitje me Everton dhe këtë gjë e ka konfirmuar klubi nga Liverpool.

"Të kënaqur që të shohim në stërvitje duke kaluar hapat për rikuperimin tënd", shkruan klubi i Premier League në kanalet e komunikimit.

Broja vuan një lëndim në tendinën e Akilit dhe prej javësh është në fazën e rikuperimit. Ai u bashkua nga Chelsea në huazim dhe Everton ishte koshient për fazën rikuperuese të sulmuesit, duke dashur ta kenë gati sa më shpejt.

Me Brojën që po merr minuta në stërvitje, do duhet të shihet gjendja e tij në fushë dhe vështirë se Sylvinho do e përfshijë në Kombëtare për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ato në 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Çekisë dhe Ukrainës. Sylvinho pritet që të premte në mesditë të publikojë listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e fundit të këtij kompeticoni.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?