Mauro dhe Wanda

FOTO/ Telenovela ka fund të lumtur, pajtohen Mauro dhe Wanda: Kjo është jeta ime që u shndërrua në grua

24 Nëntor 2022, 16:43| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 16:48

  • Share

Pas shumë ulje-ngritjesh, Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë rikthyer bashkë. Sulmuesi i Galatasaray dhe bukuroshja e televizionit për disa javë kanë qenë në qendër të medieve rozë pas deklaratave kundër njëri-tjetrit. Shkëputja dhe largësia për disa kohë mes tyre ka sjellë edhe reflektimin, me dyshen që është ribashkuar.

Është futbollisti që thotë fjalë të ndjera për bashkëshorten, çka tregon se janë rikthyer sërish bashkë. "Nuk ishte gruaja e jetës time, ishte jeta ime që u shndërrua në një grua. Historitë e Disney kanë gjithashtu një sezon të dytë. Të dua Wanda Nara", shkruan Icardi. Kujtojmë se së bashku ata kanë dy fëmijë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?