Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, në seancën e sotme të Kuvendit në Kosovë ka veshur një bluzë në të cilën ka një dedikim për BE:
“BE: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën. Masa kundër shtetit terrorist, jo shtetit paqësor”.
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje, për Afrim Bunjakun, oficeri i Lartë i Kosovës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të vendit të tij, mëngjesin e së dielës, ku u sulmua nga një grup i organizuar terroristësh serbë. Kreu i PDK-së, kërkoi nga ndërkombëtarët që të nisn menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës rezolutë kundër Serbisë: Hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë! Vuçiç kërkon tërheqjen e policisë nga veriu: Të vazhdojmë dialogun
S.S/ReportTv.al