Lionel Messi një vit më parë

FOTO/ 'The Best' ndan Gjimshitit me Sylvinhon, zbulohet si votoi Shqipëria për çmimet e vitit të FIFA-s

16 Janar, 10:00| Përditesimi: 16 Janar, 10:03

  • Share

FIFA surprizoi të hënën teksa shpalli Lionel Messin fituesin e çmimit ‘The Best’ për vitin 2023. Pak muaj pas Topit të Artë, që gjithashtu u diskutua gjatë, argjentinasi konfirmohet si më i miri i vitit edhe nga FIFA, duke lënë pas Erling Halaand, sulmuesin e Manchester City-t i cili fitoi tripletën e famshme sezonin që lam pas, por gjithashtu edhe këpucën e artë në Europë, duke realizuar 52 gola.

Sa i përket Shqipërisë kapiteni i kombëtares Berat Gjimsiti votoi me pikët maksimale 5 Lionel Messin, 3 pikë ishin për Halaand dhe një pikë për Rodrin. Ndryshe ka votuar trajneri Sylvinho, i cili mendon se çmimin ‘The Best’ e meritonte Halaand dhe për këtë arsye e ka votuar me 5 pikë. Trajneri brazilian i kombëtares 3 pikë ka zgjedhur për Messin, ndërsa me 1 pikë ka votuar mesfushorin tjetër të Cityt Kevin de Bruyne.

Çuditërisht asnjë prej 3 kandidatëve për të fituar çmimin ‘The Best’, si Messi, Halaand ashtu edhe Mbappe, nuk morën pjesë në ceremoninë e FIFA-s në Londër. Ra në sy, se vetë Mbappe ka votuar me pikët maksimale Lionel Messin.

Ndërkohë Pep Guardiola është shpallur trajneri i vitit, duke lënë pas dy italianët Luciano Spaletti-n i cili fitoi trofeun me Napolin dhe Simone Inzaghin, i cili dërgoi Interin në finalen e Championsit. Spanjolli u vlerësua për fitimin e ‘tripletës’, teksa për herë të parë i dhuroi Manchester Cityt një trofe Champions League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?