Princeshë Diana

FOTO/ Thyhet rekordi! Shitet më shumë se 1 milion dollarë fustani i Princeshës Diana

19 Dhjetor 2023, 12:26| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 12:29

  • Share

Fustani i Princeshë Dianës është shitur në ankand më vlerën marramendëse prej 1,148,080 dollarësh ose 904,262 paundësh. 

Princesha e Uellsit e ka veshur fustanin në vitin 1985 dhe se kjo shitje theu një rekord të ri të modës si fustani më i shtrenjtë i veshur nga Diana. Shitja u bë në Ankandet e Julien’s në Hollywood, ndërsa fillimisht ishte parashikuar të shitej me vlerë 100 mijë.

Veshja është me krahë të fryra, me ngjyrë të zezë dhe dekore blu, ndërkohë pjesa poshtme po ashtu vijon e fryrë me një fjongo me ngjyrë bojëqielli, raporton BBC.

Princeshë Diana vesh fustanin e saj që u shit në ankand prej 1 milion dollarësh

Fustani i Princeshë Dianës

Diana e veshi për herë të parë fustanin në Firence të Italisë në 1985 në një darkë, ndërsa ishte në një turne mbretëror me bashkëshortin e saj Charles, Princin e Uellsit.

Artikulli i koleksionistit u ndërtua me pëlhurë të zgjedhur nga tregtari i tekstilit me famë botërore Jakob Schlaepfer dhe përmbante yje të qëndisura metalike të krijuar me kujdes nga ekipi i projektimit në Jacques Azagury.

Fundi i balerinës u konsiderua si shenjë e patronazhit të saj ndaj Baletit Kombëtar anglez dhe dashurisë së saj për kërcimin. Fustani i mbrëmjes i Princeshës Dana është një nga artikujt e shumtë të të famshmëve në shitje në Ankandet Julien’s në Kaliforni.

Më parë, fustani më i shtrenjtë i veshur nga Diana dhe i shitur në ankand ishte një fustan prej kadifeje i vitit 1991 nga Victor Edelstein, i cili u shit për 604,800 dollarë në janar.

Diana kishte veshur disa pjesë të dizajnuara nga stilistet marokeno-britanike gjatë kohës së saj me familjen mbretërore.

Artikuj të tjerë në shitje në ankand përfshijnë në bluzë të veshur nga Diana për fejesën e saj në 1981.

Ajo u shit për 381 mijë dollarë ose 300,990 paund, gati katër herë më shumë se vlerësimi fillestar prej 80 mijë dollarë ose 63 mijë paund.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/12/2023 05:01

    Ky mund te jete nje rekord per Lady D,por nuk eshte me i shtrenjti fustan i shitur.Fustani i bardhe i veshur nga Marilyn Monroe ne filmin /Seven year itch/ eshte shitur per 4 milion e ca $ ne ankand.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?