Tifozët e Liverpoolit janë në dhimbje pasi sulmuesi i tyre, Diogo Jota dhe i vëllai, Andre, humbën jetën në një aksident rrugor në Spanjë. Të shumtë në numër ata janë mbledhur jashtë stadiumit "Anfield Road" dhe me kurora me lule kanë kujtuar 28-vjeçarin.
"Ai do të mbahet mend me një buzëqeshje në fytyrë, duke shënuar gola për Liverpoolin. Por në një kohë si kjo, futbolli nuk ka rëndësi. Ai ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, vëllai i tij ka ndërruar jetë bashkë me të dhe prindërit e tij kanë humbur fëmijët e tyre. Dua të them, ai do të mbahet mend përgjithmonë si një i 'Kuq' i shkëlqyer për ne, por kur ndodh diçka e tillë, futbolli nuk ka më rëndësi", tha një nga tifozët.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë Diogo Jota dhe vëllai i tij! Sulmuesit të Liverpool i shpërtheu goma e Lamborghinit, u martua 10 ditë më parë dhe la pas tre fëmijë
S.Dh/ReportTv.al