Ilary Blassi ka harruar Francesco Tottin dhe është kapur "mat" në romancën e saj të re. Edhe pse nuk ka zyrtarizuar akoma një lidhje, Blassi është fotografuar nga e përjavshmja rozë "Chi" në Itali në momente romance me të dashurin e ri.
Ish-bashkëshortja e Tottit është lidhur me një sipërmarrës gjerman i quajtur Bastian, me këtë të fundit që jeton në Frankfurt dhe së fundmi ka bërë shumë herë udhëtime drejt Romës.
Dyshja u fotografuan në Zvicër ditët e fundit, duke konfirmuar se janë në një marrëdhënie. Divorci pas 20 vitesh mes ish-kapitenit të Romës dhe showgirlit në Itali u komentua gjatë për një tradhti në çift, me Tottin dhe Blassin që kishin 17 vite martesë dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Ilary Blassi dhe i dashuri i ri