Trafik i rënduar në rrugën e Rinasit, qytetarët presin radhën kilometrike të mjeteve (VIDEO)

9 Qershor, 12:07| Përditesimi: 9 Qershor, 13:40

  • Share

Edhe kjo e dielë e ka gjetur rrugën e Rinasit me trafik të rënduar. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Shqiptarja.com në rrugën e Rinasit ka radhë kilometrike mjetesh, ndërsa qytetarët janë të detyruar të presin gjatë për të mbërritur deri në aeroport.

Për shkak edhe të fundjavës dhe numrit të lartë të qytetarëve që zgjedhin ta kalojnë në bregdet është bllokuar qarkullimi edhe në autostradën Tiranë-Durrës. Edhe autostrada e Elbasanit ka pasur trafik, për këtë është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të menaxhuar situatën. Fluksi i qytetarëve që shkojnë drejt jugut apo Pogradecit e Korçës kanë shkaktuar ngarkesë në qarkullimin e automjeteve.

Problemet kanë nisur teksa kur sezoni nuk ka shënuar ende pikun e tij. Për të shmangur bllokimin në një kohë kur pritet rekord turistësh policia rrugore thotë se do të ketë efektivë në pikat tradicionale të trafikut, por do të përdoren edhe dronë për të ndërhyrë ku ka bllokim

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla: 09/06/2024 17:28

    ORE NJEREZ,,SI NUK E KUPTONI QE INVESTIMET NE RRUGE BEHEN PER TE VJEDHUR QEVERITARET,,,RRUGA E RINASIT DUHEJ TE ISHTE 2 ME 2 KORSI PER NGARKESEN QE KA,,,PO ASHTU DHE RRUGA TIRANE -DURRES DUHET TE ISHTE 4 ME 4...PO KUSH TI BEJE HAJDUTET SALI-ILR -RAMA....ASNJEHERE NUK BEHEN ,,LEKET I KANE,,,SEPSE KETO LEKE KETA I VJEDHIN NEPER TENDERA TE TJERE RRUGESH TE FRYRA SI RRUGA E ARBRIT QE NUK MBARON KURRE,,OSE UNAZA E MADHE NE TIRANE QE NUK MBARON KURRE...////

    Përgjigju
  • Sara: 09/06/2024 14:23

    Shum spote te qeverise per rruget,premtime e inspektime koti.Ky esht rezultati,ky esht realiteti.Duhet me pak politik e me shum pune sepse populli vuan dhe turistet ikin po nuk pati rruge dhe kushte

    Përgjigju
  • Edin: 09/06/2024 13:32

    Ky qe ka ber vidjon qenka per burg per kundravajtje. na japin mend duke u futur parakalim autokolones

    Përgjigju
    • Modi: 09/06/2024 14:25

      Po se di ti a berzi qe jeton ne rrumpallista?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?