Për 30 vite, një shqiptar ka punuar në Shtëpinë e Bardhe duke qenë përgjegjës për mbrojtjen e presidentëve amerikanë. Siç shihet në foto, shqiptari ndodhet në valëvit flamurin kuqezi në tarracën e ndërtesës më të rëndësishme të botës.
Foton e ka ndarë në rrjetet sociale, Gjon Junçaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë, për të ndihmuar zbatimin e reformës në drejtësi.
“Urime mikut tim dhe vëllait shqiptar për daljen në pension nga Shërbimi Sekret. Nga çatia e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty”, shkruan Junçaj.