Gjimnazi Sami Frashëri

FOTO/ U dëmtua nga tërmeti, godina e re e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ do të jetë gati në fillim të sezonit të ri shkollor

22 Qershor 2022, 09:17| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 09:51

  • Share

Ndërtesa e re e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, më Tiranë do të jetë gati për sezonin e ri shkollor në shtator, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto nga ambientet e reja të shkollës.

‘Mirëmëngjes dhe me shkollën e rilindur "Sami Frashëri", ku edhe pak punë e gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan kreu i qeverisë.

Shkolla e re “Sami Frashëri”, që po ndërtohet në të njëjtin vend ku ishte shkolla e vjetër, në Rrugën e Barrikadave, do të jetë dy herë më e madhe, me një kapacitet pritës prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 7 laboratorë dhe bibliotekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?